‘Lajthit’ Euro! ‘Tërmet’ në kursin e këmbimit, lajme tepër të këqija për ju që i keni

Euro ka prekur një minimum të ri historik ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të

Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 116.57, në rënie me 0.77 lekë krahasuar me të mërkurën.

Vlera e shënuar sot është më e ulët se niveli prej 116.6 lekësh, që ishte shënuar në fund të korrikut.

Agjentët e këmbimit valutor vlerësojnë se bëhet fjalë për një rënie të papritur. Hera e fundit që tregu valutor

pati një moment të tillë ishte muaji mars, kur euro në fakt u vlerësua me afërsisht 5% në pak ditë.

Leku nga ana tjetër, është forcuar ndjeshëm sot kundrejt të gjitha valutave të tjera kryesore. Kurse, dollari amerikan zbriti sërish të enjten në nivelin e 116.53 lekëve.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *