Pedagogët e disa prej univesiteteve të kryeqyteit kanë nisur të protestojnë për rritjen e pagave.
Ata kanë kërkuar nga qeveria të rrisë pagat deri në 5 tetor, ose përndryshe protestat do të vijojnë.
“Keni afat deri në 5 tetor për të në rritur pagat, ndryshe do të vazhdojnë protestat”, është shprehur një prej pedagogëve.
Ndër të tjera kërkojnë që qeveria të marrë masa për moslargimin e pedagogëve nga vendi.
“Unë them që qeveria nuk mund t’i fshehë intelektualët, por të marrë masa. Të ndalojnë, të largohen këta që janë këtu. Si, duke rritur pagën”, tha një tjetër nga pedagogët.
Laburanti i Shkencave të Natyrës tha per mediat: Vetëm për pagën asgjë tjetër, duam pagën se të gjtihëve u rriten, mjekësia u rritet, mësuesve e na del që samari është më i shtrenjtë se kali. Ne i nxjerrim studentët ata kanë dyfishin e rrogës tonë, hallall, po dhe ne duam pagën asgjë tjetër. Normal që do e ndërpresim procesin mësimor kemi që në 2005 pa rritje page. Ne duam pagën”
Një pedagog në protestë tha: Do bëjmë një protestë paralajmëruese për ti treguar kujtdo sidomos qeverisë që stafi akademik, ndihmës akademik e adminstrata e universiteteve nuk durojnë më.
Nuk janë si ato paralajmërimet kineze por është paralajmërim serioz në të cilën ne, kolegët e mi do ua tregojnë pse ju thirrëm. Ka 18 vjet që pedagogët nëpërkemben, rroga e tyre ka ngelur në vend, nuk ka më asnjë shtesë as në pagesë as në trajtim ekonomik
Pse zgjodhëm këtë datë? Kemi disa vjet që nuk na dëgjohet fjala e më në fund vendosëm.
Kryetari i Sindikatës së punonjësve të universiteteve të Shqipërisë: Duke parë gjendjen aktuale ekonomike shumë të vështirë dhe më shumë që ka vështirësuar mbijetesën njerëzore dhe akademike, kemi vijuar të dërgojmë kërkesa për kryeministrin për rritje të pagave të pedagogëve dhe stafit ndihmës.
S’kemi pse të jemi më të varfër se rajoni, Kosova me rrogat e 2020 është 50% mbi rrogat e universiteteve të Shqipërisë.
Ne duam 30% rritje këtë vit e 20% vitin e ardhshëm të afrohemi me rrogat e Kosovës të 2020. Nuk po krahasoj me Malin e Zi se kanë arritur stadin marrin mbi 2 mijë euro profesorët atje