Si skenë filmash! Momenti ku ‘Benz’-i luksoz merr para 3 qytetarë dhe 2 makina (VIDEO)

Pas aks identit të rëndë, që ndodhi mbrëmjen e djeshme në dalje të qytetit të Beratit, policia konfirmon zyrtarisht se ka arr estuar drejtuesin e mjetit, tip Fuoristradë ‘Benz’, me targa angleze, shtetasin Leon Simoni.

Sipas burimeve zyrtare të policisë 31-vjeçari nga Lezha Leon Simoni, ka rezultuar me “0%” konsum alk oo li pas kryerjes së testit të alk o olit por gjendja e tij euforike dhe fakti që ai mezi mbahej në këmbë i ka bërë të besojnë efektivët e policisë të besojnë se ky shtetas ka qenë nën efektin e lëndëve na rko tike.

Për këtë arsye, para se të shoqërohej në polici Simoni është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Beratit për kryerjen e analizave të gjakut për drogë dhe policia është në pritje të rezultateve përkatëse.

Aks identi i rëndë ndodhi rreth orës 22:45 të mbrëmjes së djeshme në dalje të qytetit të Beratit, në Kombinat. 31-vjeçari Leon Simoni, duke drejtuar automjetin tip Fuoristradë Benz, me targa angleze ka bërë fillimisht disa manovra të rre zikshme në rotondon e rrugës së Kombinatit dhe më pas ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përp lasur 3 shtetas që ndodheshin në anë të rrugës, përbri mjetit të tyre, tip Fiat Punto, me targa AA 836 AG.

Të pl agosurit: Blerina Nerjaku, 45-vjeçe, banuese në Shijak, Mersine Nerjaku, 37 vjeçe, banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu, 63 vjeç, banues në fshatin Velabisht në Berat u transportuan në Spitalin Rajonal të qytetit, ku morën edhe ndihmën e parë mjekësore.

Burimet spitalore bëjnë me dije se dy gratë kanë pësuar dëmtime të shumta por ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që i plagosuri Shkëlqim Kapxhiu, 63 vjeç, u transportua gjatë natës në gjendje të rëndë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

 

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *