Vendimi më i fundit, Irini Qirjako ndërmerr sfidën e pazakontë në jetën e saj (Video)

Këngëtarja e dashur e muzikës popullore, Irini Qirjako, zbuloi në “Goca dhe gra” se do të jetë konkurrentja më e re e “Dancing with the Stars”.

“Në fillim nuk pranova, jo thashë, pastaj u bë një takim dhe ishte gazetari Ervini që më bindi. Unë i thashë lëre se unë njëherë kam ndrydhur këmbën para ca viteve.

Ai me të folurën e tij ma prishi mendjen. As im shoq nuk ishte dakort në asnjë mënyrë. Më merr në telefon dhe thotë më prisni aty se erdha. Erdhi aty, ulet dhe duke folur me Ervinin, u bind dhe ai”, tregoi Irini.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *