“Bebit i pushoi zemra…”, Andresa e Telebingos na e bëri mishin kokrra-kokrra

Nuk ka asnjë diskutim që braziliania Andresa Ambrosio është një nga personazhet e huaj që pëlqehet shumë nga publiku shqiptar.

Prej disa vitesh, ajo është pjesë e medias në vendin tonë dhe prezanton së bashku me Ardit Gjebrean rubrikën ‘Telebingo’ në programin ‘E Diela Shqiptare’.

Disa javë më parë ajo zbuloi se është në pritje të një bebi, ose më saktë, një nga telefonueset e Telebingo-s konstatoi në lidhje direkte se Andresa dukej se është shtatzënë. Ky lajm u konfirmua asokohe nga vetë ajo, ndërsa mbrëmjen e kaluar, në emisionin e Rudinës, prezantuesja mori vesh se në jetë do të vijë një djalë.

Por, pas këtij lajmi të bukur dhe shumë të ëmbël, Andresa tregoi se e ka mbajtur shtatzaninë e saj të fshehtë sepse ajo ka qenë edhe më parë në pritje të ëmbël, por për fat të keq e humbi bebin e saj.

“Unë kisha planifikuar ta mbaja për 5 muaj, se është një histori në Shqipëri që thonë duhet ta mbash 3 ose 5 muaj. Por unë pata një eksperiencë më para. Në Tetor dhe vitin e ri. Unë u kënaqa, flisja në backstage, po vjen bebi, po vjen beb. Por në datën 29 Dhjetor doktori tha se zemra ka pushuar.

Në momentin që doktori tha është frenuar, qielli ra mbi mua. Unë dhe Mirko ishim shumë të trishtuar për Vitin e Ri. Kam qënë tre muaj dhe katër ditë”, është shprehur Andresa në emisionin e Rudina Magjistarit në Tv Klan.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *