Dikur ka nxjerrë shumë breza nga bankat e shkollës, sot mësuesja shet në rrugë për të përballuar jetën (Video)

Ndonëse 72 vjeçe, Razie Stafa del çdo ditë prej më shumë se 20 vitesh në këtë hapësirë për të shitur fruta. Dikur mësuese gjuhë-letërsie e ka nxjerrë shumë breza, ndërsa tanimë, pensioni është i pakët për të përballuar jetesën.

Nënë Razia tregon se ka pasur jetesë të vështirë. Fëmijërinë e ka kaluar mes varfërisë e skamjes, ndërsa martesa me të shoqin, nuk shkoi ashtu siç mendonte.

Dh una sistematike e ushtruar prej tij, si ndaj saj e fëmijëve, u bë e padurueshme. Gjithçka u vështirësua më tepër kur vajza e madhe pësoi një aksi.dent.Nënë Razia, rrëfeu jetën e saj si akademike dhe nostalgjinë që ka pasur me nxënësit, sidomos për një klasë, që e ka qenë për të më e preferuara.

Ajo tregoi se si kalon tani ditën, mes shitjes së frutave dhe xhirove në zonën e Liqenit, ku shpeshherë është e vetme, pasi thotë se shoqëria ka turp të qëndrojë me të.

Si një ish-mësuese gjuhë letërsie, që ende lexon sistematikisht, ajo ka kritikë për intelektualët që dalin në ekran, që sipas saj, bëjnë gabime të theksuara gramatikore dhe leksike. Rrëfimin, e përmbylli me një mesazh për bashkëmoshatarët dhe të rinjtë e sotëm.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *