Fatos Nano ka ditëlindjen, Edi Rama e uron në mënyrën më speciale (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka uruar në mënyrën më të veçantë ish-liderin e së majtës, Fato Nano në 70-vjetorin e lindjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se familja politike e PS-së do të ketë gjithmonë nevojë për këshillat e Nanos.Rama: “Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ishte i pari që ka uruar me rastin e 70-vjetorit të lindjes liderin e parë të PS-së Fatos Nano duke shkruajtur fjalë të mira.

Krahas një fotoje të shpërndarë në rrjetin social Facebook Balla shkruan: “Gëzuar Ditëlindjen liderit tonë të parë FATOS NANO! Mirënjohje gjithmonë”, shkruan Balla në rrjetin e tij social.

Një ditë më parë në sallën e Kuvendit Balla replikoi me Edmond Spahon në lidhje me Fatos Nanon, ku Balla tha se e gjithë PD-ja e Berishës nuk i afrohet dot Fatos Nanos as aty ku ‘nuk thuhet’, fjalor i denjë për parlamentin tonë.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *