Pas disa vitesh duke punuar pa pagesë, Blendi Fevziu tregon rrogën e tij të parë

Blendi Fevziu ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Fit Station”, me Çenkuela Hasën.

Ai ka folur për fillimet e karrierës, duke treguar dhe rrogën e parë si gazetar.

Fevziu tha se për 3 vite ka punuar pa pagesë, madje punonte aq shumë sa e zinte gjumi në shtypshkronjë. Ai kishte një pasion dhe dëshirë të madhe për të shkruar.

Gazetari rrefeu se pas 3 vitesh pa pagesë, rroga e tij e parë ka qenë 10 mijë lekë të vjetra.

“Per pagese nuk behej fjale, rrija deri ne 4 te mengjesit per te marre kopjen e pare te gazetes me vete, flija ne shtypshkronje, kam fjetur me nete te tera ne shtypshkronje. Imagjino nje 21 vjecar qe harxhon gjithe darken ne shtypshkronje qe ne ate kohe ishin me plumb, ka qene e tmerrshme, vetem nga pasioni per te pare letren me emrin tim.

Rroga e parë si gazetar ka qenë 10 mijë lek të vjetra. Atëhere quhej rrogë shumë e mirë. Por derisa erdha tek rroga, kam punuar 3 vjet pa rrogë fare, vetëm për pasion dhe lutesha që emri im të shënohej tek shkrimi. Për lekët as nuk e mendoja”, tregoi Fevziu.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *