Tjetër ngjarje pikëlluese në familjen Çelaj në fshatin Ngracan të Mallakastrës. 63-vjeçari Batjan Çelaj i ka dhënë f und je.të s.
Ngjarja u raportua nga policia ditën e sotme, nga ku edhe janë mësuar edhe detaje të tjera.
Batjan Çelaj, është babai i Indrit Çelajt, tekniku i kondicionierëve, të cilit iu mor jeta nga vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi në 22 gusht të vitit 2019 në Tiranë pas një konflikti për rrjedhjen e ujit nga tubi i kondicionierit.
Pas ngjarjes, i ati i të riut doli në një deklaratë për mediat, nga ku edhe kërkoi drejtësi për të birin që humbi jetën në mënyrë të pabesë.
“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit. Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri.
Ti nisesh në punë dhe kthehesh i pajetë është fatkeqësi.Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. Në fillim të shtatorit do bënim bufenë. Kur vajta në spital vetëm kam mbajtur veten. Sikur të kisha fuqi nuk dija se ca mund të bëja.
Ku do kërkoj drejtësi, kush ma zgjidh mua…,”- shprehej ai.Por mesa duket nuk e ka përballuar humbjen e të birit dhe ndaj ka zgjedhur të largohet nga kjo jetë e padrejtë për t’u bashkuar me Indritin, dritën e syve të tij.