Dh una që u promovua në një reality show i quajtur “It’s my home” që ka prej disa ditësh në Televizionin “First Channel”, transmetim ky që u ndalua, siç duket po vazhdon edhe ndaj zyrtarëve policorë. Një incident i tillë ndodhi mbrëmë pas mesnate. Sinjali raporton se një zyrtar policor u su lmua nga një konkurrente e këtij programi, e cila u përjashtua mbrëmë.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për 28-vjeçaren, Teuta Llumnica, e cila tashmë është arr estuar dhe ndodhet nën ndalim policor.
Por si ndodhi rasti dhe kur u su lmua zyrtari policor nga e dyshuara Llumnica?
Skenat e dhunës që janë parë ditët e fundit në “It’s my homë” kanë vazhduar edhe mbrëmë. Këtë herë, e dyshuar për sulmin është pikërisht Llumnica, e cila para pak ditësh ishte vi kt imë e dh un ës fizike. Ajo po dyshohet se ka shkaktuar telashe, duke i su lmuar banorët e shtëpisë.
Këtë herë, si pasojë e presionit publik të ditëve të fundit, su lmi pasoi me përjashtim të banores.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se produksioni e largoi Llumnicën nga shtëpia, por paraprakisht hasën në rezistencë.
Kjo ka bërë që Policia të zbarkojë sërish në selinë e këtij televizioni dhe ta shoqërojë të dyshuarën deri te banesa e saj. Por nuk mbaroi me kaq.
Sjelljet e saj dhe agresiviteti që dyshohet se ka shfaqur gjatë rrugës e detyruan Policinë që ta pr ango sin, por e pësuan këta të fundit. Dh u a kulmoi kur një zyrtar policor u godit nga e dyshuara Lluminca, e cila menjëherë u ar restua dhe u dërgua në stacion policor.
Burimet thonë se polici që u sulmua ka pësuar lë ndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor në spital.
Në anën tjetër, pasi janë kryer procedurat policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë, për veprën penale “Su lm ndaj personit zyrtar”.