Gazetari i TV Klan, Blendi Fevziu ndodhet në Londër në ditën e fundit të homazheve në nder të Mbretëreshës Elizabeth II.
Teksa po raportonte në lidhje të drejtpërdrejtë për Klan News, një shqiptar nga Mirdita i cili jeton në Britani të Madhe i ka kërkuar gazetarit Fevziu që të bëjë një foto me të.
I pyetur nga Fevziu, shqiptari tregon se ndodhet aty për homazhe në nder të Elizabeth II edhe pse radha është shumë e gjatë.
Blendi Fevziu: Hajde bëje foton. Kam shqiptarë këtu. Nga vjen, nga je?
Qytetari: Nga Mirdita. Blendi Fevziu: Ka shqiptarë që kanë ardhur. Ke ardhur për homazhe?
Qyetetari: Po, për homazhe kam ardhur.
Blendi Fevziu: Është radha shumë e gjatë ë?
Qytetari: Po, radha është shumë e gjatë, por kemi dalë.
Blendi Fevziu: Sa vjet ke në Britani?
Qytetari: Kam 3 vjet e ca.
Blendi Fevziu: Keni dalë sot të nderoni Mbretëreshën.
Qytetari: Po.