Shkodra u trondit në mbrëmje teksa viktimë e një ate ntati mbeti 19-vjeçari Erjon Xhenje.
Teksa ngjarja mbetet ende pa autor, i ati i viktimës deklaron për policinë dyshimet e tij në lidhje me ngjarjen.
Sipas dyshimeve, ngjarja mund të ketë ardhur për shkak të aktivitetit të kushërinjve të tij, duke u përforcuar më shumë edhe nga deklaratat e babait të v ikt im ës.
Sapo mësoi ngjarjen, mbrëmjen e kaluar, ai mbërriti të lokali ku ndodhi vrasja dhe dëgjohet teksa i dëshpëruar flet me policinë.
“Kam prej 1 jave që kërkoj shtëpi me qira. Ti largoj nga këtu. Nuk është problemi jonë por i nipave. Unë s’kam punë, skam lidhje me asgjë, nuk di asgjë,” citohet të ketë deklaruar i ati, sipas mediave.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu” mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00.
Erjon Xhenje 19 vjeç, ishte brenda lokalit, kur drejt tij është qëlluar disa herë me ar më zj arri, duke e lënë të vd e kur në vend. Dyshohet se ate ntati është zhvilluar nga dy persona që po lëviznin me motorçikletë.