Çfarë i tha Erjoni babait? Zbardhet telefonata e fundit e 19-vjeçarit me të atin

19-vjeçari Erjon Xhenje u ekz eku tua mbrëmjen e djeshme nga një atentat i cili i mori jetën teksa po pinte kafe në një lokal pranë Bulevardit “Bujar Bishanaku”.

Mediat kanë zbuluar edhe bisedën e fundit të 19-vjeçarit me babanë.

Babai e ka telefonuar Erjonin dy orë para ngjarjes dhe i ka kërkuar që të dy bashkë të udhëtonin drejt Malit të Zi, por i riu e ka refuzuar duke i thënë se ndodhej në lokal dhe ishte duke pirë një kafe.

Për sa i përket autorëve, ata janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë.

Pak minuta më vonë një motoçikletë u gjet e djegur në lagjen “Guerrile” dhe dyshohet të jetë e atentatorëve të 19-vjeçarit.

Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *