Prej disa dekadash, Koeficenti i Inteligjencës (IQ) është përdorur për matjet e nivelit të intelegjincës së një indicidi, ose një grupi në raport me pjesën tjetër të popullsisë, ose popujve.
IQ-ja matet në forma të ndryshme, përmes testimeve me pyetje ose procedurave të tjera më të specifikuara
Sipas World Population Review, rreth 68% e njerëzve kanë një IQ nga 85 deri në 115, ndërsa ata pak persona që e kanë IQ më të lartë se 140, konsiderohen si gjeni.
Shumica e njerëzve në mbarë botën (rreth 68%) kanë një IQ nga 85 në 115. Ata pak që tani kanë një IQ mbi 140, atëherë u përkasin gjenive.
World Population Review ka paraqitur një hartë me IQ-në e secilit vend, ku shihet se Japonia renditet në vendin e parë me IQ mesatare 106.49, Singapori 105.89, duke u njdkeur më tej nga Hong Kongu me 105.37dhe Kina (104.10).
Sakaq shtetet europiane të cilat kanë arritur të jenë pjesë e TOP10 janë: Bjellorusia (101.60), Finlanda (101.20), Lihtenshtajni (101.07), por edhe Holanda, si dhe Gjermania me një IQ mesatare 100.74.
Po Shqipërinë ku e kemi në këtë renditje? Me një mesatare prej 81.75, Shqipëria zë vendin e 109 në botë, ndërkohë që Greqia është renditur para nesh, në vendin e 55-të me një mesatare prej 90.77.
Shteti me IQ më të ulët në botë është Nepali me një mesatare prej 42.99./CNA.al