Ronela e shëndoshë? Këngëtarja i “vë kapakun muhabetit” pa folur fare (VIDEO)

E qeshur, karizmatike, mjaft e dashur për publikun dhe gjithmonë krenare për veten, Ronela Hajati ajo ka arritur të mbijetojë në tregun e muzikës dhe showbizzit, pavarësisht kritikave që ka marrë.

Kohëve të fundit në fakt një prej kritikave që ajo ka marrë lidhet me peshën.

Që nga dalja e saj në Eurovision, ku përfaqësoi shqipërinë, kjo kritikë sa erdhi duke u bërë edhe më evidente.

Gjithsesi duket se Ronela nuk e vret shumë mendjen për këto fjalë, pasi gjithmonë ka qënë një vajzë e bukur dhe e kolme, e mbi të gjitha e pëlqyer nga shumica për format e saj.

Në një video të postuar së fundmi në rrjetin social Tik-Tok, Ronela u ka dhënë një përgjigje të “ëmbël” kritikëve lidhur me peshën e saj.

@ronelahajatiofficiall

Ose bjeri bjeri ??

♬ son original – ⠀

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *