Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasditen e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët e Pukës, ku kanë qenë shumë të pranishëm.
Gjatë takimit nuk kanë munguar as emocionet ku një qytetar ka shkaktuar të qeshura dhe emocione mes demokratëve të pranishëm në këtë takim.
Teksa mori fjalën, ai tha se prej vitesh është një mbështetës i Sali Berishës, teksa shtoi se një dëshirë e madhe e tij ishte që ta takonte atë dhe t’i jepte dorën.
“E kam lut Zotin që mos vd es pa taku Berishën, jam betu që pasi t’i jap dorën, tre ditë nuk ia jap njeriu tjetër, të ruaj shijen e një vllau dhe një burrë shteti që lufton për liri, për komb e për demokraci”, u shpreh ai.
Pasi përfundoi fjalën e tij, ish-kryeministri i dha dorën të moshuarit duke i plotësuar kështu edhe dëshirën e tij të madhe.
Sali Berisha ka nisur një tur takimesh në gjithë Shqipërinë, ku qëllimi kryesor është rrëzimi i qeverisë Rama sipas tij dhe mbështetësve demokratë.