Çfarë ndodhi? Pandeli Majko dhe 3 ish-presidentët e Shqipërisë zbarkojnë në Hagë

Tre ish-presidentët e Shqipërisë Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Bamir Topi dhe ish-Kryeministri Pandeli Majko, javën e ardhshme do t’i vizitojnë në Hagë ish-krerët e UÇK’së.

Vizita e tyre parashihet të ndodhë me 29 shtator, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ish-drejtuesit e shtetit shqiptar pritet të zhvillojnë takime me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimi dhe të tjerët, që si ish-krerë të UÇK-së po mbahen në parab urg im nga Haga.

Po ashtu, mësohet se nga Kosova, këtij delegacioni të ish-presidentëve do t’i bashkohet edhe Behgjet Pacolli, ish-ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Kosovës.

Kjo vizitë do të jetë ndër më të rëndësishmet pas asaj të kryeministrit Edi Rama, krerëve fetarë të Kosovës të dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *