Sulmet kibernetike në Shqipëri dhe dalja e e-maileve të zyrtarëve shtetërorë në Shqipëri është kryefjala e diskutimeve në vend.
Gazetari Sokol Bregu i ftuar në emisionin “log” të Abc, tha se e-mailet e Nanos janë asgjë krahasuar nëse hakerat do të sulmonin sistemet ajrore apo atë të energjisë elektrike në vendin tonë.
Sipas tij kemi përballë një fuqi kibernetike, e cila aktualisht është thjeshtë duke luajtur me Shqipërinë.
“E-mailet e Nanos janë thjeshtë për informacionin, dhe nuk e godasin popullin. Eksperti dha një shpjegim shumë të mirë për të kuptuar se me kë kemi të bëjmë.
E kemi marrë lehtë Iranin, populli e ka marrë thjeshtë këtë luftë. Por ata nesër ata mund të nxjerrin dhe e-mail që mund t’i ketë çuar të dashurës.
E-mailet e Nanos në krahasim me atë që mund të na godisnin siç është hapësira ajrore apo sistemi i energjisë elektrike do të ishte më e rëndë.
Nëse hyjmë në këtë lojën e atyre që ata na kanë hedhur varet ku do shkojmë më pas”, tha Bregu.