Turqia paralajmëron Rusinë, i jep “ultimatumin” e fortë Putinit

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është i fundit, që i bashkohet grupit të liderëve që po bëjnë deklarata goditëse ndaj Putinit.

Erdogan ka paralajmëruar homologun e tij rus, i cili tashmë është duke luftuar pas kundërsulmeve mbresëlënëse ukrainase ndaj ushtrisë pushtuese të Moskës.

Erdogan “ka urdhëruar” Vladimir Putin që të kthejë të gjitha tokat “e pushtuara”, përfshirë Krimenë.

Gadishulli i Detit të Zi duhet t’u kthehet “pronarëve të tij të ligjshëm”, tha Erdogan për PBS NewsHour në nisje të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, komente këto që mund të provokojnë zemërim në Moskë.

Narendra Modi i Indisë ngriti shqetësime javën e kaluar për luftën e vazhdueshme të presidentit rus ndaj Ukrainës dhe vetë Putini pranoi se edhe Xi Jinping i Kinës shprehu “shqetësime”.

Erdogan i tha medias se kur u takua me Putinin në Uzbekistan javën e kaluar, presidenti rus i dha atij përshtypjen se ishte “i gatshëm t’i jepte fund kësaj lufte sa më shpejt të ishte e mundur”.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *