Emisioni ‘Në Shënjestër’ në News24 publikoi këtë mbrëmje për herë të parë, pamjet e fundit të Ervis Martinaj, njeriut më të shumëkërkuar në Shqipëri që nga 11 gushti 2022, mbrëmjen kur ai u shpall dhe u de non cua i zhd ukur nga familjarët e tij.
Siç e shikoni edhe në pamjet e publikuara gjatë emisionit, Martinaj shfaqet mbrëmjen e 5 gushtit 2022 në ambientet e një hoteli në vijën bregdetare të Durrësit.
Në këto pamje ai dallohet teksa është në praninë e të dashurës së tij me të cilën kaloi mbrëmjen dhe efektivit të policisë, Jeton Lami i cili tashmë ndodhet i ndaluar nga grupi hetues, që po merret me zbardhjen e së vërtetës së zhd ukjes së atij që njihej si ‘Mbreti i Lojërave të Fatit’.
Por që askush nuk di të thotë cili është mis teri i zhd ukjes së tij. Por gjatë emisionit ‘Në shënjestër’, këtë të mërkurë, u publikua edhe foto e makinës së bra ktisur që përdorej nga Ervis Martinaj.
Siç shikohet edhe nga fotoja, makina u gjend pranë një karburanti në rrugën Durrës-Kukës. Ndërkohë që nuk ka të dhëna të tjera se çfarë u gjend në brendësi të këtij automjeti.