Gazetari Artan Hoxha ka folur ditën e sotme në një emision televiziv në lidhje me zhvillimet aktuale të kronikës së zezë.
Sipas tij, shqiptarët që kanë vendosur të qëndrojnë në Ekuador janë shqiptarë të cilët janë në kërkim në Europë dhe mund të arr estohen nëse shkojnë atje. Gjithashtu ata kanë probleme nëse vendosin të rikthehen në Shqipëri.
Artan Hoxha: ‘Ekuadori është vend tranziti, dr oga vjen nga Kolumbia dhe Peru-ja që janë prodhuesit më të mëdhenj të dr og ës.
Kishte dhe kombësi të tjera, përveç shqiptarëve, aty ishin dhe italianët, holandezët, rusët dhe nuk janë vetëm shqiptarët.
Shqiptarët ishin garantë me kartelet vendase, mbylljen e llogarive dhe të pagesave që duheshin bërë aty. Kishte patur edhe shqiptarë të Kosovës.
Sipas gazetarit investigativ Artan Hoxha ‘shqiptarët në Ekuador çonin apo sillnin dhe para, ishin njerëzit që sillnin para nga tregu më i pasur, tregu i BE-së, kishte dhe një element tjetër shumë interesant, dalloheshin nga zona ku qëndronin, qëndronin në një zonë të caktuar, te zona më e sigurt, ku qëndronin dhe politikanët dhe biznesmenët vendas, dhe kartelet nuk ndërhynin në atë zonë’..