Fatmir Mediu zbarkon në SPAK

Ish ministri Fatmir Mediu sapo ka mbërritur në SPAK.

SPAK kërkoi rinisjen e gjykimit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me ngjarjen e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona.

Prokuroria e Posaçme kërkoi revokimin e vendimit të vitit 2009 për pushimin e çështjes për shkak të imunitetit që z. Mediu gëzonte në atë kohë.

Për rreth 2 orë kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu është marrë në pyetje nga SPAK si person që ka dijeni në lidhje me hetimin e Prokurorisë së Posaçme pas padive të depozituara në për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Mediu nuk pranoi të japë të dhëna rreth deklarimeve të tij para hetuesve duke thënë se është i detyruar të ruajë sekretin hetimor.

“U ftova për të dhënë një dëshmi si person që kam dijeni rreth një çështje që është interes i SPAK.

Duhet të ruajë konfidencën e dëshmisë së dhënë. Çfarë lidhje ka shpërdorimi i detyrës në cilësinë e atij që unë jam ftuar në SPAK”, tha Mediu teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me deklarimet e tij dhe nëse ka shpërdoruar apo jo detyrën gjatë kohës kur ka qenë ministër i Mbrojtjes.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *