Gazetari Flori Gjini ka munguar sot në emisionin “Shqipëria LIVE”, ku prej disa sezonesh është shfaqur krah për krah me moderatoren Erjona Rusi.
Kryefjala.com ka raportuar se gazetari është larguar nga Top Channel dhe me sa duket nuk do të jetë pjesë e kësaj media.
E ndërsa vetë gazetari Gjini ka postuar një foto nè Instagramin e tij ku shkruan:
“Ditë të egra, e vërteta nuk negociohet”.
Kryefjala ka raportuar gjithashtu se Flori mungoi edhe në festën private, që TCH e organizon çdo vit. Gjithsesi end enuk ka një reagim zyrtar nga vetë moderatori dhe gjithçka mbetet për t’u parë në vijim.