Kërcet keq mes Europës, vendi anëtar i bën thirrjen e pazakontë BE-së për Rusinë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban i ka bërë thirrje BE-së të heqë sanksionet kundër Rusisë.

Sipas Orban, sanksionet e BE-së kanë rritur çmimet e gazit dhe inflacionin, dhe nëse këto masa do të hiqen, çmimet e gazit do të bien me 50%, gjithashtu edhe inflacioni.

Pa sanksione, Europa mund të rimarrë fuqinë dhe mund të shmangë një recesion të afërt, tha Orban, duke përsëritur qëndrimin e tij të mëparshëm se sanksionet po e dëmtonin Europën më shumë se Rusinë.

“Sanksionet e Brukselit e kanë shtyrë Europën në një krizë energjetike”, tha ai.

Në korrik, Orban tha se BE-ja kishte “qëlluar veten në mushkëri” me vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë, të cilat, nëse nuk hiqen rrezikojnë të shkatërrojnë ekonominë europiane.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *