Xheni është vajza e cila ishte konkurentja e parë në këtë sezon të Përputhen. Shumë prej jush mund të keni menduar me veten se “ke e kemi parë këtë fytyrë më parë”, por ja tani mund t’ua themi ne.
Xhenin e keni parë në versionin ‘bjondinë’ në vitin 2017 në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit. Ajo mbante rolin e Sofisë, por nuk qëndroi për një kohë të gjatë atje. Pas largimit nga “Zonë e Lirë”, menjëherë u aludua se ajo është larguar për shkak të problemeve me stafin, por më vonë gjatë një interviste Xheni deklaroi aso kohe se ajo u tërhoq për shkak të disa nagzhimeve të tjera.
Gjithsesi largimi nga Çani, i la vendin një tjetër problem të madh. Panorama raporton se bukuroshja ka pasur edhe një problem me ish të dashurin e saj, i cili po ashtu është personazh public. Rrethanat e kanë detyruar Xhenin që t’i drejtohet gj ykatës për të zgjidhur një problematikë më ishi-n e saj, ngjarje e cila ka ndodhur në verën e vitit 2020. Gjithccka është shuar pa zhurmë dhe Xheni ka vijuar rrugëtimin e saj.
Tashmë ne do ta shohim çdo në ekran, ku duket se po shfaqet shumë serioze, pasi siç e ka deklaruar edhe më herët, ajo nuk dëshiron të njihet thjeshtë si një velinë.