Sali Berisha i shtang të gjithë, kalon me Partinë Socialiste në Parlament

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka ndryshuar krahun sot në Kuvend, gjë që ka surprizuar deputetët në sallë. Ai është ulur në anën e socialistëve, në vendin e deputetes Klotilda Bushka, ndërsa priste të merrte fjalën.

Berisha e ka sqaruar këtë veprim duke thënë se ai shërben si avokat për socialistët dhe interesat e tyre. “Për herë të parë prita i ulur në një karrige të socialistëve.

E bëra këtë me qëllimin më të sinqertë për tu thënë socialistëve se sot avokat të tyre janë demokratët. Dhe do vazhdoj deri në fund të jemi zëdhënës të qytetarëve. Pa dallim bindjesh politike. Në këtë mënyrë se si është katandisur ky parlament.”, tha Berisha.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka quajtur provo.kim uljen e ish-kryeministrit Sali Berisha në anën e socialistëve sot në Kuvend.

Deputeti Balla deklaroi se Berisha nuk i afrohet dot kurrë socialistëve,ndërsa shtoi se PS në 30 vite ka dashur vetëm për të mirën e këtij vendi.

Balla: Kërkova fjalën lidhur me një proviokim të ulët të një njeriu që turp nuk ka më, burrëri nuk ka patur kurrë. Mori fjalën sa herë i jept mundësia, ne nuk bëmë asnjë reagim dhe menduam se e kishte nga mosha.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *