“Edi Rama është nën hetim ndërkombëtar”, Sali Berisha shkund vendin me deklaratën e tij

Ish kryeminsitri i vendit, Sali Berisha ka dalë një një konferencë për mediat, ku ka folur për situatën aktuale dhe politike në vend.

Berisha në fjalën e tij ka lëshuar një deklaratë të fortë në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Sipas Berishës, kryeministri është nën hetim ndërkombëtar.

“Sistemi TIMS dhe MEMEX ka çdo gjë, ADN, grup gjaku, gishta, nuk ka lidhje me portalin. Ka komunikime dhjetra orë me grupet e krimit, në Shqipëri, Dubai dhe Amerikë Latinë, e kudo. Unë mund t’u deklaroj se Edi Rama është sipas të gjitha indicjeve, ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar”, u shpreh Berisha në fjalën e tij.

Fjala e plotë e Sali Berishes:

Shqiptarët dhe aleatët tanë duhet të dinë të vërtetën. Se sistemi TIMS dhe MEMEX, dhe databaze i policisë shkencore ka çdo gjë, ADN, grup gjaku, gishti, çdo gjë të botës së nëndheshme.

Nuk ka asnjë lidhje me portalet.

Ka lidhje direkte me ndërhyrje të hakerave të qeverisë që do të zhdukë lidhjet e saj me krimin.

Janë me dhjetra e dhjetra orë komunikimi të qeveritarëve me grupet më të rrezikshme kriminale në Shqipëri, në Dubai, në Amerikën Latine, në Meksikë e kudo.

Unë mund t’u deklaroj ju se personalisht Edi Rama është sipas të gjitha indicieve, në hetim ndërkombëtar, ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *