Tashmë dihet nga të gjithë se Luana Vjollcën do ta shohim në sezonin e ri televiziv në Klan me një format që vetëm dikush si Luana di ta bëjë mjaft mirë.
Pas largimit nga TCH dhe shkëputjes nga ekrani për një kohë të gjatë, Luana kthehet me një emision prime time, të premteve, e ndërsa të gjithë mendonin se e dinin emrin e tij, që nga videoja prezantuese e Klan ishte “S’luan dot me mua”, në fakt do të quhet krejt ndryshe.
Këtë e ka bërë me dije vetë moderatorja nga promoja e postuar në rrjetet sociale, promo që përfshin një luan dhe vetë Luanën në siglën e famshme të kompanisë Metro-Goldëyn-Mayer, ndërsa bashkangjitur shkruan: “Mezi pres të ritakohem me ju o zemërluanët e mi!”.
Pra programi prime time i Luanës do të quhet “Zemër Luana”, do të jetë prime-time cdo të premte, ndërsa data e saktë ende nuk dihet, por mendohet të jetë java e parë e tetorit.
Në fakt shumë fansa menduan se ky do të ishte emisioni i dytë i Luanës në TV Klan, por jo ajo do të ketë vetëm një emision, të paktën tani për tani.
Krahas moderimit, Luana vazhdon të sjellë vazhdimisht projekte të reja muzikore, më i fundit ka qenë projekti “Thuaje”.