Duket e pabesueshme që në 2022 në Shqiëri të ketë të tilla “dukuri”, por ja që është e vërtetë.
Në juglindje të vendit është një bashki, që nuk ka asnjë farmaci.
Pusteci është i vetmi vend ku banorët nuk kanë se ku të blejnë as medikamentet bazë.
“Nuk ka farmaci,” thonë banorët.
Ata thonë se kur të kenë probleme shëndetësore, ose i drejtohen vetë Korçës dhe Pogradecit ose porosinë ua sjell një mjek vendas. Paguajmë doktorin.
I sjell një doktor, ne pensionista jemi,” thonë disa prej tyre.
Banorët thonë se farmacia është e domosdoshme ndaj apelojnë që të gjendet një zgjidhje edhe nga shteti.
“Të them atë që është: Turp i madh që gjithë kjo zonë që është këtu të shkojmë në Korçë për një ilaç. Doktori s’ka faj. Farmaci të jetë e hapur dhe të ketë farmacistë,” thonë ata.
Pusteci është bashkia më e vogël e Shqipërisë dhe popullsia sipas censusit të 2011 arrin në 3290 banorë.