“Kam 8 muaj pa të parë”, këngëtari shqiptar arrin rekord me këngën dedikuar të bijës

Mozzik ka thyer rekord me projektin e ri muzikor dedikuar vajzës së tij, Hanës. “Të dua” mban titullin kënga që i ka prekur të gjithë me fjalët që një baba i thotë të bijës.

Kanë kaluar 24 orë që nga publikimi i saj dhe projekti muzikor ka arritur të grumbullojë gjithsej 1.8 milionë klikime në Youtube dhe pritet që të kapë 2 milion shumë shpejt.

Në këtë këngë, Mozzik tregon se sa vështirë e përjeton largësinë nga e bija dhe gjithë familja e tij.

Ndër të tjera ai hodhi dyshime mbi arsyet e ndarjes nga Loredana, por kjo e fundit reagoi duke u shprehur se Mozzik ka pasur gjithmonë të drejtë ta takojë të bijën dhe ajo nuk e ka ndaluar.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *