Arkimed Lushaj ose ndryshe i njohur si Stresi, është një ndër artistët më të dashur në showbiz.
Reperi di gjithmonë si të rrëmbejë vëmendjen me postimet e tij në rrjetet sociale.
Së fundmi, Stresi ka bërë një paralajmërim me anë të një postimi në Instastory. Reperi ka postuar një foto të tijën, ku duket duke ecur në rrugë dhe duke dëgjuar muzikë dhe krahas postimit ka zbuluar se muajn e ardhshëm do të ketë shumë ‘bo mba’ prej tij.
“Duke medituar sepse muajin e ardhshëm do të ketë shumë bo mba”– shkroi reperi.
Nuk dihet saktësisht se për çfarë bëhet fjalë, por pritet që të ketë projekte të reja muzikore ose bashkëpunime të papritura.
Kujtojmë se vëmendje të madhe mori dhe pajtimi i Noizyt me Stresin. Rreth një vit më parë dyshja ‘bënë paqe’ dhe shpejt arritën të bëheshin shokë të ngushtë, si në fillimet e tyre.
Jo më larg se pak javë më parë, komentet mes tyre në Instagram bënë xhiron e rrjetit me Stresin që i kërkonte Noizyt një kostum nga koleksioni i ri dhe Noizyn që e konsideroi atë ‘familje’.
Më pas Noizy dhe Stresi performuan krah njëri-tjetrin në “Alpha Shoë” më 14 gusht në sheshin Nënë Tereza, në skenën ku 13 vite më parë ishin zënë me njëri-tjetrin. Sot reperët duket se janë bërë shok të mirë, duke mbështetur dhe u takuar me njëri-tjetrin.
Mirëpo vite më parë grupet e tyre OTR dhe TBA ishin në konf likt të vazhduar dhe reperët nuk ia kursenin diss-et dhe sherret e përgjakshme njëri-tjetrit.
Gjatë një interviste për “Euronews Albania” i pyetur për “ar miqësinë” me Stresin, Noizy i vuri fajin moshës. Ndër të tjera reperi u shpreh se nuk ia uron asnjë të riu atë sjellje, sepse është turp.