Një nga përplasjet që është komentuar pafund në Big Brother Vip ka qenë ajo mes Ilir Shaqirit dhe Igli Zarkës.
Së fundi dy djemtë janë gjendur përballë në spektaklin e kërcimit “Dance Albania”, por me një ndryshim Ilir Shaqiri është kryetari i jurisë ndërsa Igli konkuron me personazhet e tjerë të njohur.
Edhe sonte nuk u kalua pa u përmendur përplasja mes tyre, por Iliri ushpreh se gjërat që kanë ndodhur në shtëpinë e Big Brother Vip mbeten atje ndërsa në show do t’i vlerësojë ashtu si duhet.
“Gjërat që ndodhin në një kontekst brenda 4 mureve të një shpie, mbeten aty.
Unë si Iglit dhe Valonit që kemi fjetur dhe kemi ngrënë bashkë, do ti vlerësoj pa asnjë lloj teklifi”, tha Iliri.