Mjeku i njohur e thotë copë: Edhe unë kam marrë lekë, nuk kam turp, as frikë

Javën e fundit pas ndalimit të një mjeku reanimator te Spitali i Traumës për rryshfet ka ndezur një debat të gjerë në vendin tonë.

Mjeku i njohur Ilir Allkja thotë se është e vështirë që të gjesh një doktor në Shqipëri, i cili nuk ka marrë një pagesë për shërbimin mjekësor që ka ofruar.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Allkja u shpreh se edhe ai vetë është paguar nga familjarë të tij dhe njerëz të afërt.

“Është vështirë të gjesh mjekë në Shqipëri që nuk kanë marrë bakshish në jetën e vet. Kam marrë, nuk kam as turp dhe as frikë.

Unë kam marrë nga njerëz të mi, nga kushërinjtë, nga familjarët. Më kujtohet një bisedë e para 10 viteve me një kolege nga Rumania.

Në Rumani numërohen 3.2 mjekë për 1 mijë banorë, ndërsa Shqipëria ka 1 mjek për 1 mijë banorë, është skandaloze. Mjekja më thotë, që vetë ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se nëse njerëzit japin një bakshish pas shërbimit, merreni sepse e meritoni”, theksoi Allkja.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *