Çfarë pritet? Ndryshon ligji i pronave, zbulohet se çfarë do të ndodhë me mijëra dosje

Qeveria ka shtyrë me 3 vite afatin për vlerësimin e dosjeve të pronave. Rishikimi bazohet tek kërkesat e Gjykatës së Straburgut, e cila kërkon rishikim të vlerës së kompensimit dhe shqyrtimin e 7000 dosjeve të patrajtuara.

7000 dosje do të vlerësohen nga Agjencia e Trajtimit të Pronave deri në 31 dhjetor 2024. Afati për këto dosje po shtyhet, duke u bazuar në kërkesën e Gjykatës së Strasburgut për përmbushjen e kompensimit të pronarëve.

Ligji i vitit 2015, po rishikohet sërish në kuvend dhe në thelb të ndryshimit do të jetë edhe formula e kompensimit.

Çmimi i tokës së ish-pronarit do të jetë zëri kadastral në momentin e sekuestrimit nga regjimi komunist duke i shtuar dhe indeksin sipas normës së interesit të bankës së Shqipërisë, shkruan euronews. Kështu pavarësisht se sot toka është truall, nëse në momentin që është marrë nga shteti ka qenë bujqësore, vlerësimi do të mbështetet tek statusi i mëhershëm.

E për këtë ATP do të bëjë shumëzimin e metrave katrorë me vlerën e hartës së çmimeve për çdo zonë.

Në çdo rast nëse kompensimi ka qenë më i lartë nga sa subjekti përfiton aktualisht, shteti do ti japë mundësinë të marrë 10 për qind të shumës për sipërfaqen e pretenduar.

Lidhur me metodën e kompesnimit, qeveria parashikon se së pari do të jetë kompensimi fizik e më tej format e tjera duke përfunduar me atë monetar.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *